NDËRTUESI
PROGEEN
CILËSIA E LARTË E NDËRTIMIT ËSHTË FAKTORI KYÇ I SUKSESIT TË SHOQËRISË DHE ELEMENTI DALLUES NË ÇDO PROJEKT
Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në Shqipëri që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor i përgjithshëm (EPC). Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen ka kryer me sukses projekte ndërtimi në rolin e investitorit si Rezidenca Progeen 1, Progeen 2, Rezidenca Rainbow dhe Rezidenca IRIS. Gjithashtu ka kryer dhe ka në proçes projekte me çelësa në dorë për shoqëri ndërkombëtare si UNDP, Eagle Hills International, Shoqata FARA, All For Freedom, ALEAT, Fondi Shqiptar i Zhvillimit etj. Momentalisht Progeen është duke zhvilluar projekte ndërtimi si investitor me sipërfaqe të përgjithshme 165,351 m2 dhe gjithashtu disa projekte të tjera ndërtimi civil dhe infrastrukturor në rolin e kontraktorit në sipërfaqe totale prej 31,012 m2.
Projekte tË tjera rezidenciale tË Progeen shpk

STAFI
Progeen shpk ka në organikën e saj mbi 275 punonjës të kualifikuar dhe një staf administrativ prej mbi 76 personash të cilët mbështesin operacionet e përditshme në kantiere, projektim, shitje dhe marketing, dhe financë. Shoqëria mbështet stafin e saj profesionalisht, inkurajon inovacionin dhe kultivon vlera njerëzore e profesionale në çdo hallkë të organikës së saj.
SHËRBIM ME ÇELËSA NË DORË
Shoqëria ka një staf teknik të përbërë prej arkitektësh, inxhinierësh projektues e zbatues dhe staf mbështetës që bëjnë të mundur ndjekjen e të gjitha proçeseve të ndërtimit.
Mbështetja e vazhdueshme nga stafi inxhinierik jep mundësinë e fleksibilitetit të lartë edhe në rastet kur gjatë projektit lind nevoja për përmirësime apo ndryshime të rastit nga projekti fillestar.
Stafi i projektimit brenda kompanisë mundëson efikasitet të lartë në projektimin arkitekturor dhe inxhinierik si edhe ndjekjen nga afër të të gjitha fazave të zbatimit me të gjitha dinamikat e tyre.
