NDËRTUESI
PROGEEN
CILËSIA E LARTË E NDËRTIMIT ËSHTË FAKTORI KYÇ I SUKSESIT TË SHOQËRISË DHE ELEMENTI DALLUES NË ÇDO PROJEKT
Projekte tË tjera rezidenciale tË Progeen shpk

STAFI
Progeen shpk ka në organikën e saj mbi 180 punonjës të kualifikuar dhe një staf administrativ prej mbi 37 personash të cilët mbështesin operacionet e përditshme në kantiere, projektim, shitje dhe marketing, dhe financë. Shoqëria mbështet stafin e saj profesionalisht, inkurajon inovacionin dhe kultivon vlera njerëzore e profesionale në çdo hallkë të organikës së saj.
STAFI TEKNIK I PROGEEN PËRBËHET NGA:
- 5 arkitektë
- 24 inxhinierë (të fushave të ndryshme)
- 4 specialistë finance
- 4 specialistë marketingu & shitje
SHËRBIM ME ÇELËSA NË DORË
Shoqëria ka një staf teknik të përbërë prej arkitektësh, inxhinierësh projektues e zbatues dhe staf mbështetës që bëjnë të mundur ndjekjen e të gjitha proçeseve të ndërtimit.
Mbështetja e vazhdueshme nga stafi inxhinierik jep mundësinë e fleksibilitetit të lartë edhe në rastet kur gjatë projektit lind nevoja për përmirësime apo ndryshime të rastit nga projekti fillestar.
Stafi i projektimit brenda kompanisë mundëson efikasitet të lartë në projektimin arkitekturor dhe inxhinierik si edhe ndjekjen nga afër të të gjitha fazave të zbatimit me të gjitha dinamikat e tyre.
