Godina 5
Godina 4
Godina 3
Godina 2
Godina 1
KOMPLEKSI REZIDENCIAL “Univers City”
Univers City është ngjizur nga një ide – Krijimi i një vendi relaksi në mes të një metropoli plot lëvizje. Të jetosh jetën në bollëkun e saj dhe pa shpërqendrime.
Një skuadër multidimensionale, e përkushtuar për një kohë të gjatë, ka punuar
ta përkthejë këtë ide në SHTËPINË TUAJ TË ARDHSHME. Ne jemi të bindur se kur problemet e jetës së përditshme gjejnë një zgjidhje, jeta bëhet më emocionuese dhe e kënaqshme.
I projektuar për të gjithë njerëzit, për çdo nevojë, dhe për të rritur cilësinë e
jetës së kujtdo, Univers City është qyteti i ri i cili po krijohet brenda Tiranës.

SHEMBUJ TIPOLOGJISH APARTAMENTI
Apartament 1+1 në shitje në Kompleksin Univers City me orientim nga Veri-Perëndimi. Ambient tejet i mirëorganizuar dhe i ndriçuar me dritë natyrale, me pamje nga parku qendror. I organizuar me një dhomë ndenje, ambient gatimi, dhomë gjumi të bollshme, tualet dhe ballkon e dritare me pamje nga parku.
- Apartamenti A64
- Çmimi 40,607 €
- Sipërfaqja totale 59.72 m2
- Sipërfaqja neto 52.00 m2
- Sipërfaqja e përbashkët 7.72 m2
- Tipologjia 1+1
- Kati 6
- Orientimi Veri-Perëndim

Apartament 2+1 për shitje në kompleksin Univers City. Ambient komod, I mirëndriçuar dhe i mirëorganizuar. Apartamenti është i organizuar në dhomë ndenje me ambient gatimi, dy dhoma gjumi, dy tualete, ballkon dhe korridor që lidh derën kryesore hyrëse me dhomat e tjera. Apartamenti ka orientim nga Jug-Lindja, në anën e hyrjes në objekt dhe akses në pistat sportive.
- Apartamenti A71
- Çmimi 67,361 €
- Sipërfaqja totale 99.06 m2
- Sipërfaqja neto 86.26 m2
- Sipërfaqja e përbashkët 12.80 m2
- Tipologjia 2+1
- Kati 7
- Orientimi Jug-Lindje

Apartament 3+1 në shitje në Univers City. Ofron ambiente komode për një familje të madhe. I organizuar në një dhomë ndenje, ambient gatimi e ngrënieje, tre dhoma gjumi, dy tualete dhe një garderobë, si dhe dy ballkone me pamje nga të dyja anët e godinës. Apartamenti ka pozicionin e favorshëm Veri-Perëndim dhe Jug-Lindje, me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
- Apartamenti D52
- Çmimi 109,535 €
- Sipërfaqja totale 161.08 m2
- Sipërfaqja neto 140.94 m2
- Sipërfaqja e përbashkët 20.14 m2
- Tipologjia 3+1
- Kati 5
- Orientimi Veri-Perëndim, Jug-Lindje

CILËSIA MË E LARTË E NDËRTIMIT
Termoizolim tërësor

Shtëpi e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër. Termoizolimi në godinat e banimit në Univers City realizohet nga një ndërthurje sistemesh inxhinierike të cilat së bashku arrijnë efikasitetin më të lartë.
kondicionimi

Hapësirë e dedikuar për pozicionimin e paisjeve multisplit. Çdo apartament do të ketë hapësirën e tij të përcaktuar në projekt duke lënë të lirë ballkonet dhe fasadën.
Izolim Akustik

Rehatia është e lidhur ngushtë me qetësinë e privatësinë. Muratura e dyfishtë me një shtresë lesh guri ndërmjet apartamenteve aplikohet për izolim akustik maksimal.
RRETH PROJEKTIT
Univers City ndodhet në zonën e Laknasit, vetëm 2 minuta nga QTU, shumë pranë autostradës Tiranë Durrës. Vetëm 7.3km dhe 15 minuta larg sheshit Skënderbej, ky kompleks banimi ofron mundësi aksesi në metropol dhe gjithashtu mundësinë e një jetese të qetë larg ngarkesës së kryeqytetit. Univers City është konceptuar si një qytet universal i kompletuar me të gjitha facilitetet e nevojshme për të përmbushur të gjitha nevojat dhe komoditetet e çdo familjeje.
Avantazhet e “Univers City”
Kompleksi ndodhet në një zonë tejet të favorshme për këdo që dëshiron të jetojë në një lagje moderne por larg zhurmës së kryeqytetit. Një pozitë ideale për këdo që kërkon një apartament komod i rrethuar nga të gjitha facilitetet e nevojshme për të gjitha moshat e nevojat. Brenda në kompleks do të ndërtohen:

Shkollë dhe Kopësht publik

Qendër shëndetësore

Njësi të ndryshme shërbimi

Kënde lojërash për fëmijët

Hapësira për parkim

Siguria

Akses me Qendrën e Tiranës