kushtet e blerjes
Progeen aplikon një plan pagesash të arsyeshëm për shitjen e apartamenteve gjatë fazës së ndërtimit ku këstet e pagesës progresojnë me progresin e ndërtimit. Plani i pagesave është si më poshte:
- 40% e vlerës me nënshkrimin e kontratës dhe përfundimin e kuotës 0.0
- 20% e vlerës me përfundimin e strukturës beton-arme
- 20% e vlerës me përfundimin e muraturës
- 16% e vlerës me përfundimin e suvatimeve (momenti kur bëhet zgjedhja e pllakave, parketit, dyerve të brendshme etj)
- 4% me dorëzimin e çelësave ose hipotekës.
Ky modalitet pagesash është përcaktuar i tillë për ti dhënë të dyja palëve garancitë respektive. Përveç planit standard, Progeen shpk është e hapur për të diskutuar më shumë lidhur me planin e pagesave që i përshtatet sa më shumë çdo rasti specifik.
MundËsi Financimi deri në 70%
Progeen shpk në bashkëpunim me Banken Credins ofron edhe mundësinë e blerjes së apartamentit pa kolateral me financim deri ne 70%. Mos hezitoni të kontaktoni me përfaqësuesit tanë të shitjeve për më shumë informacion në numrat +355 69 241 6615 dhe +355 68 80 42 004