Kompleksi rezidencial
Univers City
Avantazhet e “Univers City”
Kompleksi ndodhet në një zonë tejet të favorshme për këdo që dëshiron të jetojë në një lagje moderne por larg zhurmës së kryeqytetit. Një pozitë ideale për këdo që kërkon një apartament komod i rrethuar nga të gjitha facilitetet e nevojshme për të gjitha moshat e nevojat. Brenda në kompleks do të ndërtohen:
Shkollë dhe Kopësht publik
Qendër shëndetësore
Njësi të ndryshme shërbimi
Kënde lojërash për fëmijët
Hapësira për parkim
Siguria
Akses me Qendrën e Tiranës
VENDNDODHJA
TERMOIZOLIMI
TEMPERATURA TË NORMALIZUARA PËR ÇDO STINË TË VITIT.
SISTEM KOMPLEKS
Termoizolimi në godinat e banimit të projektit Univers City përbëhet nga sisteme të ndërthurura inxhinierike ku aplikohet muraturë e dyfishtë me një shtresë leshi guri të dendur (100kg/m3) midis për izolim termik dhe akustik ndërmjet apartamenteve.
SISTEMI KAPOTË
Vendosur mbi sistemin struktural me tullë, dizenjuar me teknikë të lartë inxhinierike, sistemi kapotë siguron izolim të lartë termik për të rregulluar në ambjentet e brendshme temperaturën nga kushtet e jashtme klimaterike.
IZOLIMI AKUSTIK
Njëra nga arsyet më të mëdha pse dikush zgjedh të blejë një apartament në Univers City është sepse dëshiron të jetë shumë pranë metropolit ku është qendra më e madhe e aktivitetit të biznesit dhe mundësive të shumta, por gjithashtu dëshiron edhe rehatinë e qetësinë e periferisë. Siguria e izolimit akustik nëpërmjet muraturës së dyfishtë me një shtresë lesh guri ndërmjet apartamenteve mundëson izolim edhe më të lartë për të siguruar privatësinë brenda apartamentit tuaj nga fqinjët apo zhurmat e jashtme. Gjithashtu aplikohet edhe dyshemeja notuese me nje membranë zë-izoluese për izolimin e zhurmave që transmetohen nëpërmjet soletës, kolonave dhe elementeve të tjerë strukturorë. Sistemi i izolimit akustik synon eliminimin e zhurmave deri ne nivelin 70 dBA(decibel). Kompania ka përdorur një sërë zgjidhjesh inxhinierike për të adresuar tipet e ndryshme të zhurmave si më poshtë:
ZHURMA AJRORE TË BRENDSHME
Zëri i lartë i radios, televizorit, muzikës, bashkëbisedimit janë zhurma që vijnë nga apartamentet e tjera ngjitur. Kriteret kryesore për izolimin e këtyre zhurmave janë ngurtësia e mureve dhe përdorimi i materialeve zë-absorbuese. Muret ndarëse ndërmjet apartamenteve dhe hollit të përbasthkët janë mure notues të dyfishtë me lesh guri zë-izolues në mes të izoluar nga elementët strukturorë të godinës.
ZHURMA NGA PAISJET E SHËRBIMIT
Të gjitha pajisjet e shërbimit janë të montuara në vende të posacme dhe të gjitha instalimet bëhen duke respektuar udhëzimet e prodhuesit për të arritur nivelin më të ulët të zhurmave. Tubacionet e furnizimit me ujë dhe shkarkimeve janë të vendosura në puse të posacme dhe të izoluara me një shtresë lesh guri. Gjithashtu dyert e jashtme të apartamenteve kanë një mbushje zë-izoluese dhe guarnicione të cilat minimizojnë zhurmat.
ZHURMA IMPAKTI
Goditje apo vibrime të cilat vijnë nga lëvizje mobiljesh, ecje me taka, rrëzim objektesh etj. Dyshemeja notuese e aplikuar në godinat e banimit në Univers City konsiston në një shtresë 6 cm penobetoni poroz me veti të mira zë-izoluese (shtresë e cila përmban edhe tubat elektrikë/hidraulikë), një membranë zë-izoluese, një shtresë të varfër 5 cm dhe shtresën pllaka/parket. Aplikimi i këtyre detajeve inxhinierike amortizon zhurmat e impaktit ndërkohe që membrana zë-izoluese izolon pikat e takimit mes soletës, mureve dhe kolonave.
ZHURMA AJRORE TE JASHMTE
Të quajtura ndryshe "zhurmat e rrugës" që vijnë nga hapësirat e jashtme publike. Izolim i murit të jashtëm perimetral të tullës me sistem kapot dhe përdorimi i vetratave dhe dritareve dopio xham me koeficient të ulët të përcimit të zërit si edhe aplikimi i detajeve inxhinierike reduktojnë zhurmat e rrugës deri në 60 dBA.
TË TJERA
VENTILIM INDIVIDUAL
Në Univers City, cdo apartament është pjesë e një sistemi të pavarur ventilimi në banjo dhe kuzhina për të mënjanuar erërat e pakëndshme që vijnë nga apartamentet e tjera apo hapësirat e përbashkëta.
SISTEMI I KONDICIONIMIT
Hapësirë e dedikuar për pozicionimin e paisjeve multisplit. Çdo apartament do të ketë hapësirën e tij të përcaktuar në projekt duke lënë të lirë ballkonet dhe fasadën.
ASHENSORËT
Objekti ka dy shkallë të cilat janë të pajisura me nga një ashensor. Hyrja për në hapësirën e shkallëve nga korridori i kateve bëhet nëpërmjet derës me dorezë, ndërsa për të dalë nga shkallët në korridorin e kateve duhet çelësi.
AKSESI
Askush nuk është i disavantazhuar në Kompleksin Univers City. Godinat kanë akes për personat me aftësi të kufizuar nëpërmjet rampave, hapësirave të posaçme të parkimit etj. Kjo infrastrukturë përkthehet automatikisht edhe në lehtësi për karrocat e fëmijëve.
DYERT / DRITARET
Dritaret plastike me dopio xham termik 6mm, të mbushura me gaz argon 90%, me profile plastike termike 70 mm kanë koeficent shumë të ulët të përcjelljes termike. Dyert e jashtmë të apartamenteve janë të mbushura me një shtresë leshi guri të dendur për izolim më të mirë akustik e termik.
INFRASTRUKTURA E KOMPLEKSIT
Kompleksi është projektuar me infrastrukturë të brendshme dhe sistemime të cilat do t'i ofrojnë banorëve të këtij kompleksi të gjitha facilitetet e nevojshmje për të kaluar kohë me familjen ose për aktivitete fizike të ndryshme ku vlen të përmendim një park të madh qendror, pista sportive, kënde lojërash, kënde sportive, ambiente komerciale, shkollë e kopësht, etj.
INFRASTRUKTURA PERRETH
Kompleksi ndodhet në një zonë ku ka në afërsi të gjitha facilietet rezidenciale si qendra tregtare QTU, shkollë, kopësht, qendra shëndetësore, stacion autobusësh, stacion treni dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për një jetesë komode.
ARKITEKTURA
Fasada e godinës do të ketë ngjyra neutrale me kontrast të butë për t’i mbijetuar ndryshimeve të trendëve të kohës. Dritaret e vetratat janë të stilit francez të cilat lejojnë ndriçim të mjaftueshëm në ambient por duke penalizuar sa më pak mobilimin e përreth tyre. Kangjellat dekorative dhe parapetet metalike të ballkoneve janë projektuar si zgjidhje e veçantë arkitektonike, si edhe elementë sigurie për të gjitha moshat.
PLANIMETRITË
Rezidenca është e përbërë nga apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1. Hapësirat janë të optimizuar për shfrytëzim sa më të mirë dhe të mirë-organizuara.