Shtëpia më e bukur është ajo me orientimin më optimal për ju dhe ndikon në rehatinë, stilin e jetesës dhe komoditetin tuaj.

A duhet të orientohet shtëpia juaj nga veriu, jugu, lindja apo perëndimi? Le të shohim se cilat janë favoret dhe disfavoret e secilit orientim që mund t’ju ndihmojnë në marrjen e vendimit të rëndësishëm.

Shëpitë me orientim nga Veriu

Shtëpitë me orientim nga Veriu janë më të favorshme për të mos lejuar diellin përvëlues të muajve të nxehtë që të përvëlojë ambjentin e shtëpisë tuaj.

Avantazhet:

  • Shpenzime më të ulëta elektriciteti duke reduktuar nevojën për ftohje gjatë stinës së verës.
  • Dielli përvëlues i muajve të nxehtë nuk depërton ambjentin e shtëpisë tuaj.

Disavantazhet:

  • Zgjedhje jo e mirë për klimat e ftohta.
  • Drita natyrale është më e pakët.
  • Shpenzime më të larta elektriciteti për ngrohje gjatë stinës së dimrit.
  • Mban më gjatë ngricat dhe dëborën.

Shtëpitë me orientim nga Jugu

Veriu dhe Jugu janë të kundërta dhe si rrjedhojë edhe avantazhet dhe disavantazhet janë të kundërta.

Ky orientim do të marrë rreze gjatë gjithë ditës por lejon dritën natyrale të luajë një rol shumë të rëndësishëm në atmosferën e shtëpisë.

Avantazhet:

  • E favorshme për vendet më të ftohta.
  • Absorbon ngrohtin diellor më lehtësisht – ul shpenzimet e ngrohjes.
  • Fut më shumë dritë natyrale.
  • Dëbora apo ngrica shkrin më shpejt.

Disavantazhet

  • Dielli është tepër i fortë gjatë stinës së verës
  • Shpenzimet e energjisë për ftohje i tejkalojnë ato që kursehen gjatë dimrit.
  • Po ashtu janë në disavantazh edhe shtëpitë me orientim Jug-Lindje apo Jug-Perëndim.

Shtëpitë me orientim nga Lindja

Ndërsa shtëpitë me orientim nga Veriu apo Jugu janë më optimale në maksimizimin e efiçencës energjike në stinë të veçanta, shtëpitë me orientim nga Lindja apo Perëndimi janë shumë të mira për stile të jetesës. Çfarë duhet patur parasysh për shtëpitë me orientim nga Lindja?

Avantazhet

  • Optimale për njerëzit që e duan mëngjesin – dielli mbush shtëpinë sapo lind.
  • Ndriçimi I objekteve përballë prej dritës së perëndimit krijon një atmosferë relaksuese.
  • Vendi i dytë më i mirë për të marrë ngrohje diellore gjate dimrit.
  • Optimale për tharjen e rrobave nëse lahen natën më parë.

Disavantazhet

  • Efiçencë më të ulët të energjisë në krahasim me shtëpitë me orientim Veriu apo Jugu.
  • Drita e diellit nga dritarja mund të jetë shumë e fortë në qiell të hapur.
  • I nxehti në orët e drekës gjatë stinës së verës mund të jetë shumë i fortë.

Shtëpitë me orientim nga Perëndimi

Të paturit e diellit përballë teje është një benefit shumë i madh si për shtëpitë me orientim nga Lindja ashtu edhe për ato me orientim nga Perëndimi, por dielli i perëndimit është përgjithësisht më i ngrohtë dhe me dritë më të butë.

Avantazhet

  • Shijon dritën më të mirë natyrore gjatë orëve të mëvonshme të ditës.
  • E mban shtëpinë në hije gjatë mëngjesit – ideale për ata të cilët zgjohen më vonë.
  • Optimale për tharjen e rrobave nëse lahen në mëngjes.

Disavantazhet

  • Nuk shkëlqen në efiçencën e energjisë në asnjë stinë apo klimë.
  • Përveç disa orëve të ditës, kanë mungesë të dritës natyrale.