Edhe pse çmimet rriten dhe bashkë me to edhe shqetësimi për rritjen e çmimeve të ndërtimit në Tiranë, investimi në prona të paluajtshme mbetet një investim për t’u menduar seriozisht sepse mund të sjellë shumë para në llogarinë tuaj bankare.
Po ju listojmë disa nga arsyet më të rëndësishme pse ja vlen të investoni në pasuri të paluajtshme në Tiranë
1. Prurje të qëndrueshme monetare
Zotërimi i pasurive të paluajtshme është një mënyrë për të rritur të ardhurat tuaja mujore. Qoftë investimi juaj një apartament, një ambient komercial apo edhe një post parkimi, ju mund të fitoni mirë duke e dhënë me qera investimin tuaj.
2. Kthime të mëdha të investimit (ROI)
Nëse pasuria e paluajtshme që zotëroni rritet në vlerë me kalimin e kohës, ju mund ta shisni atë për një shumë më të madhe. Sidoqoftë, mbani mend: vlerësimi nuk është i garantuar. Ju do të duhet të investoni në pronën e duhur për të parë ato kthime të mëdha.
3. Siguri Afatgjate
Një gjë është e sigurtë me pronat në Tiranë, për shkak të zhvillimit të shpejtë të kryeqytetit edhe vlera e e një prone rritet shpejt dhe qëndrueshëm. Ndërkohë, nëse e jepni me qira pronën tuaj ju mund të fitoni të ardhura mujore ndërsa prisni që vlera e pronës suaj të rritet.
4. Alternativë e sigurtë ekonomik
Shtimi i një prone në investimet tuaja është një alternativë e sigurtë e cila mund t’ju mbrojë në kohë trazirash ekonomike. Ndërsa shumë asete investimi po hasin vështirësi për shkak të rënies globale ekonomike të kohëve të fundit që po sfidon edhe ekonominë në Shqipëri, shtimi i pronave në portofolin tuaj të investimeve mund të jetë ende një vlerë në rritje e cila mund t’ju mbrojë nga humbjet që po pësoni prej investimeve tuaja të tjera.
5. Të ardhura pasive
Investimet në prona sjellin të ardhura pasive shumë të mira për të cilat nuk duhet të punoni çdo ditë. Pagesat e qirasë që do të merrni çdo muaj janë një mënyrë e të ardhurave pasive të cilën shumë pronarë në Tiranë po e aplikojnë për shkak të kërkesës së madhe për shtëpi me qira.
6. Rritja e mundësisë për të fituar kredi
Kur investoni në pasuri të paluajtshme, ndoshta nuk mund ta përballoni pagesën e plotë pasi një pronë mund të kushtojë 80,000 Euro ose më shumë. Këtu hyn ndihma e bankës e cila ju mundëson ta blini një apartament edhe kur nuk mund ta paguani shumën e plotë.
Për shembull, Pro Credit bank, me të cilën Progeen po bashkëpunon në projektet e saj Tirana Uptown tek rruga 5 Maji dhe Univers City pranë QTU, ofron shumë lehtësira që t’jua bëjë të mundur investimin në një apartament në këto projekte:
– 80% financim i pronës duke ju mundësuar të investoni edhe nëse nuk e keni pagesën e plotë
– Plan pagesash mujor i leverdisshëm që nuk do t’ju rëndojë ndërsa
– Vendosjen e pronës si kolateral duke jua lehtësuar mundësinë e kreditimit.
Mesatarisht bankat kanë interes maturimi 4-7% në vit, ndërsa rritja në çmim të shitjes apo dhënies me qera të pronës krijon mundësi fitimi deri në 10% në vit.
7. Ekspertët e fushës japin parashikime pozitive përsa i përket trendit të rritjeve të kostove të apartamenteve në Tiranë i cili ka patur një rritje prej 39% krahasuar me vitin e shkuar. Kjo rritje konsiston në shtrenjtimin e çmimeve të lëndës së parë si hekuri dhe materialit të tokës. Gjithësesi indeksi i çmimeve për shitjet është rritur me 40% nga një vit më parë pasi edhe kërkesa për blerje apartamentesh është më e lartë. Ky është sinjalizues që kjo industri po qëndron e fortë dhe jep garanci për investim të qëndrueshëm.
Pavarësisht se të investosh në një kohë krize financiare vjen me shumë pasiguri, investimi në një apartament apo ambient komercial është gjithmonë një vlerë e shtuar për portofolin tuaj që duhet ta mendoni seriozisht në çdo kohë.
Nëse po mendoni të investoni në prona të paluajtshme, hidhini një sy projekteve në zhvillim të Progeen: