Kjo është një dilemë që kanë shumë familje të reja që po mendojnë të blejë një shtëpi të re. Përgjithësisht apartamentet e fundit që shiten në projektet e reja të godinave të banimit në Shqipëri janë pikërisht ato në katin e parë dhe në katin e fundit.

Dhe megjithëse është e vështirë të besohet, arsyeja është krejtësisht subjektive. Për të vërtetuar pohimin e mësipërm, marrim shembull tregun Kosovar të pasurive të paluajtshme ku modeli i çmimit për godinat e reja është tërësisht i kundërti.

Apartamentet në katet e para dhe në katin e fundit shiten ndjeshëm më shtrenjtë se ato në katet e ndërmjetëm. Pra nëse një pallat e ka çmimin mesatar 1100 Eur/m2, tipikisht kati 1 dhe kati i fundit kushton 1300 Eur/m2 dhe çmimi ulet progresivisht për çdo kat nga 50 Eur/m2 dhe mbetet i njejtë (1100 Eur/m2) deri në katin e para-fundit.

Nga një anketë në Kosovë, rezulton që katet e poshtëm perceptohen si lehtësisht të aksesueshëm nga toka edhe në rastet kur nuk ka energji elektrike (për ashensorët) për të gjitha moshat, ndërsa kati i fundit (penthouse) ka më pak zhurmë, më shumë diell dhe pak më shumë “liri” krahasimisht me katet e tjera duke qenë se nuk ke komshinj më sipër.

Nëse e njëjta pyetje bëhet në Shqipëri, Përgjigja është: Kati i parë është më i zhurmshëm, ka më pak dritë dhe më shumë pluhur.  Dhe kati i fundit është i nxehtë në verë dhe i ftohtë në dimër si edhe më i rrezikuar nga problemet e lagështisë kur tarraca amortizohet.

Pra përgjigjet mbartin në vetvete problemet e ndërtimeve të viteve të shkuara.

Nëse i vëmë në një tabelë avantazhet dhe disavantazhet sipas përgjigjeve të mësipërme, rezulton si më poshtë:

Në tabelën më sipër janë shënjuar me të kuqe disavantazhet të cilat vijnë si rrjedhojë e problemeve me cilësinë e ndërtimit dhe jo si pasojë e drejt-përdrejtë e pozicionit të apartamenteve.

 

Në rastin e katit të parë, diskutimi mbetet i hapur dhe avantazhet dhe disavantazhet mbesin çështje prioritetesh personale subjektive. Ndërsa në rastin e katit të fundit, nëse teknologjitë e ndërtimit i evitojnë disavantazhet e mësipërm, praktikisht na mbeten vetëm avantazhe.

 

Pra nëse në një pallat janë marrë masat e duhura për:

  • Termoizolimin dhe hidroizolimin e mirë të tarracave,
  • Ashensorët cilësorë dhe mirëmbajtën e tyre nga administrimi në mënyrë të vazhdueshme (mirëmbajtja nënkupton shërbime periodike dhe jo riparime në rast defektesh)
  • Pajisjen e pallatit me gjenerator për të mbajtur në punë ashensorët edhe në raste ndërprerje të energjisë elektrike.

 

Zgjedhja e katit të fundit ka vetëm avantazhe.

Kjo është edhe arsyeja pse, në rastet kur pjesëtarë të stafit të shoqërisë Progeen kanë vendosur të investojnë në godinat e ndërtuara prej shoqërisë, duke njohur nga brenda teknologjinë e ndërtimit të përdorur, ata kanë zgjedhur pikërisht katet e fundit.

 

Për të mësuar më shumë lidhur me teknologjinë e ndërtimit që Progeen aplikon në ndërtimet e saj, klikoni këtu.

 

Për të mësuar më shumë lidhur me detajet për termoizolimin dhe hidroizolimin e tarracave, klikoni këtu.