Progeen shpk dhe Pro-Credit bank ishin pjesë e programit ABC-ja e Mëngjesit në ABC News me moderatorin Alban Musa i cili zhvilloi një bisedë me Nertila Lamçe, përfaqësuese e Pro-Credit Bank, në lidhje me partneritetin e ri me Progeen si dhe për lehtësirat që do t’u sjellë klientëve ky bashkëpunim për blerjen e një apartamenti  në kompleksin më të ri “Tirana Uptown” në rrugën 5 Maji. Gjithashtu, do të ndiqni edhe një intervistë me arkitekten Isea Avdo, përfaqësuese e Progeen shpk, e cila do të prezantojë projektin “Tirana Uptown” më në detaje.

Ndiqni videon e plotë në YouTube: https://www.youtube.com/watch?v=6wpwAXqJ8x8

Ekstrakt nga intervista:
Kohët e fundit kam parë një tendencë për personat të cilët duan të investojnë në një apartament, preferojnë apartamente të cilat janë në komplekse të mëdha. Pra ka ikur ajo mendësia e pallateve teke. Tani duan komplekse ku ka më shumë e një pallat. E keni vënë re këtë?
Është e vërtetë. Edhe nga ndërtimet e fundit që po bëhen ne shohim që firmat e ndërtimit po ndërtojnë komplekse me disa pallate. Kjo sepse përveç ambjenteve me godina të banimit ofrohen edhe ambjente të tjera rekreacioni me hapsira të gjelbëra, me parqe lojrash për fëmijë, çka janë facilitete shumë të nevojshme për një familje për të jetuar.

Mund të përmend sot Progeen e cila është një kompani që është duke ndërtuar një kompleks me 10 godina banimi, në të cilat ne u ofrojmë klientëve mundësi financimi me kushte vërtet lehtësuese.

Një sekondë. E para, në mos gabohem, Progeen është duke ndërtuar “Tirana Uptown” tek 5 Maji, që është një nga zonat më të lakmuara për momentin. Ju bëni lehtësira për personat të cilët duan të blejnë në komplekse? Çfarë lehtësirash janë këto?
Duhet të dimë se nëse një kompleks pallatesh është duke u ndërtuar patjetër që këto prona nuk I kanë ende dokumentat përfundimtare të pronës që është e nevojshme për t’u lënë në bankë si kolateral. Dhe këtu është lehtësia kryesore, që banka, në bazë të marrëveshjes që ka bërë me kompaninë e ndërtimit (Progeen) i fron mundësi financimi klientit pa qenë nevoja që ai të paraqesë dokumenta apo prona të tjera të paluajtshme si kolateral.

Pra kjo do të thotë se nëse unë dua të blej një shtëpi në kompleksin Tirana Uptown, në rastin konkret, vi tek Pro-Credit Bank dhe ju them “Ma blini ju mua!”, ndërkohë që ende nuk ka dalë hipoteka, dhe ky nuk është një problem për ju?
Është e vërtetë! Ne financojmë kredinë që ti ta blesh atë shtëpi dhe të jetosh i lumtur deri në momentin që të dalë hipoteka dhe prona të ketë dokumentat e rregullta për t’i paraqitur në bankë më pas si kolateral. Ne kemi bërë këtë marrëveshje me këtë kompani. Patjetër që së pari ka norma shumë konkurruese, së dyti është me një afat relativisht të gjatë.