Dyfishim vlere në 3 vite: Pse apartamentet në 'Univers City' mbeten investim i sigurt në Tiranë
Si kombinimi i zhvillimit të zonës, infrastrukturës dhe interesit të blerësve po garanton kthim real të investimit.
Tirana mbetet një nga tregjet më dinamike në rajon sa i përket industrisë së ndërtimit, me rritje të fortë të çmimeve dhe zhvillim të qëndrueshëm që nuk ndalet.
Shembulli më i qartë i kësaj tendence është “Univers City”, një nga projektet me potencial të madh, që filloi ndërtimin në vitin 2022. Shitjet e para në këtë projekt, nisën me 550-600 euro/m2, ndërsa sot, çmimet e shitjes aty variojnë 1100-1300 euro, në varësi të specifikave të apartamentit si orientimi, kati, sipërfaqja, planimetria, etj.
Dyqanet dhe njësitë e shërbimit në “Univers City” fillojnë me 2600 euro m/2 me një rritje domethënëse edhe në këtë segment të produktit.
Cilësia e lartë e ndërtimit, ambientet e larmishme të shërbimit brenda kompleksit, terrenet e gjelbra e sportive, komuniteti i ri që po ndërtohet aty me aksesin në autostradë dhe aeroport, me afërsinë me qendrat tregtare dhe të njësitë e shërbimeve, kanë rritur kërkesën për këtë projekt, bashkë me çmimin dhe vlerën e pronës.
“Univers City”, qyteti i ri brenda qytetit
“Univers City” po merr çdo ditë e më shumë formën e “qytetit brenda qytetit” ndërsa çmimet e ndërtimit për apartamente 1+1, 2+1 apo 3+1, garazhe dhe dyqane e njësi shërbimi kanë kapërcyer dyfishimin.
Projektet infrastrukturore në vazhdim, Unaza e Madhe që e ka afruar edhe më shumë zonën me qendrën e kryeqytetit, zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, dhe trendi natyral i zgjerimit të Tiranës drejt periferisë, do ta rrisin edhe më tej vlerën këtij projekti dhe interesin për të banuar e investuar aty.
Mundësi investimi në “Univers City”
Projekti “Univers City” mbetet një mundësi e mirë, jo vetëm për banim, por edhe për investim, si në apartamente për jetesë e dhënie me qira, ashtu edhe për dyqane, njësi shërbimi e garazhe.
Familjet që kërkojnë një shtëpi të re, kanë mundësinë që në “Univers City” të gjejnë komoditetin e një kompleksi të ri të ndërtuar me standardet më të larta, kombinuar me çmimet më të leverdisshme të momentit në tregun e apartamenteve me planimetri 1+1, 2+1 apo 3+1 në Tiranë.
Financim me kredi për apartamentet në “Univers City”
Këtyre avantazheve i shtohet edhe mundësia e financimit me kredi deri në 70 për qind të vlerës së pronës, falë parteritetit të Progeen SH.P.K me bankat.
Ky partneritet i ndërtuar me seriozitet dhe besueshmëri, mundëson që klientët të përdorin si kolateral apartamentin apo dyqanin që blejnë pa pasur nevojë për pronë tjetër.
“Univers City” ofron avantazhe dhe mundësi të mëdha edhe për ata që duan të blejnë apartamente, njësi shërbimi apo parkimi për investim.
Sipas njoftimeve aktive në treg, aktualisht një apartament 2+1 me sipërfaqe 80 deri në 90 m2 në “Univers City” del në treg me qira mujore 500 euro.
Apartamenti në “Univers City” ju shlyen kredinë!
Me këtë perspektivë qeradhënie, shuma e përdorur për blerjen e apartamentit likujdohet brenda 16 viteve, duke realizuar kthimin e plotë të investimit. Bilanci bëhet edhe më pozitiv nëse llogarisim rritjen e vlerës së pronës në 16 vitet e ardhshme.
Komuniteti prej 16 mijë banorësh që po shtohet çdo ditë aty, ka nevojë për shërbime të përditshme si: minimarkete dhe supermarkete të vogla për blerjet e shpejta, furra buke e pastiçeri me produkte të freskëta, farmaci, lavanderi e pastrim kimik, dyqane fruta-perimesh dhe shërbime ushqimore të specializuara si mishi, bulmeti dhe nënproduktet e tyre.
Blerja e pronës, mundësi biznesi në “Univers City”
Me rritjen e komunitetit që po shtohet çdo ditë, kërkesa për këto dhe shërbime të tjera po rritet shumë shpejt. Potenciali në “Univers City” është shumë i lartë për kafene dhe bar-restorante, njësi kujdesi për fëmijët (çerdhe/kopshte private), specifike për zonën, si kompleks i ri me familje të reja.
Shërbime të tjera të nevojshme, janë qendra fitnesi dhe palestër, parukeri dhe qendra estetike, kënde lojërash me Pagesë, etj. Me potencial të lartë janë edhe shërbimet profesionale e financiare si ATM dhe sportele bankare të vogla për lehtësimin e transaksioneve financiare, zyra noteriale ose avokatie, e klinika stomatologjike, pasi qendra mjekësore parësore është projektuar tashmë si pjesë e kompleksit.
Mundësi të tjera investimi janë edhe pika karikimi për makina elektrike pas hyrjes në treg të këtyre mjeteve vitet e fundit, servise për mirëmbajtje automjetesh dhe gomash, etj.
Cilësi ndërtimi dhe mundësi zgjedhje në “Univers City”
Për të gjitha këto oportunitete, ekziston mundësia që të përfshiheni në vetë të parë duke blerë ambientin dhe duke nisur aktivitetin, ose duke ofruar me qira pronën e blerë për ushtrimin e këtyre veprimtarive.
Në të gjitha rastet, blerja e hershme do t` ju mundësojë çmimet më të mira në treg, por edhe zgjedhjen e planimetrisë optimale me orientimin më të volitshëm.
Progeen SH.P.K ofron në shitje njësitë e fundit të mbetura në “Univers City” në opsionet apartamente 1+1 dhe 2+1 me parkim, dhe 3+1. Gjithashtu në shitje janë një numër njësish me ambiente për biznes në katin 0 dhe garazhe.
Godinat e banimit në “Univers City” kanë një artkitekturë moderne të konceptuar për ti rezistuar kohës. Dritaret dhe vetratat janë të stilit francez, (të larta dhe të ngushta) që lejojnë ndriçimin e mjaftueshëm por edhe shfrytëzim maksimal të hapësirës brenda dhomave. “Univers City” nodhet në një zone të qetë periferike me të gjitha facilitetet rezidenciale si hapësira komerciale, shkolla, kopësht, çerdhe, qenër shëndetësore, stacion autobusi për çdo 10 minuta me qendrën e Tiranës dhe akses direkt në qendrën Tregtare Univers, QTU.
Apartamentet me sipërfaqe nga 57 deri në 161 m2 janë projektuar me hapësira për tu shfrytëzuar për një jetesë sa më komode.
Tirana po zgjerohet këtu!
Njësitë po shiten me shpejtësi. Nëse doni të përfitoni nga financimi bankar me kolateralin e vetë pronës, klikoni këtu për të parë planimetritë e mbetura.