
Në projektin Univers City ka disa shoqëri investitore të cilat të gjitha kanë secila një reputacion shume të mirë në fushën e ndërtimit. Megjithatë për të konkurruar, të gjitha këto shoqëri kanë strategjitë e tyre si çmimi, promocioni, shpejtësia e ndërtimit etj.
Avantazhi konkurrues i Progeen shpk në këtë projekt nuk është çmimi, por cilësia e lartë e ndërtimit që e karakterizon Progeen në çdo projekt të sajin.
Më poshtë po shtjellojmë avantazhet që vijnë si pasojë e këtyre teknologjive cilësore të ndërtimit dhe dy fjalë lidhur me zgjidhjen e tyre nga ana teknike duke ofruar pak edukim falas në fushën e ndërtimit në mënyrë që të jeni pak më ë informuar kur t’ju duhet të zgjidhni apartamentin tuaj. Ndërkohë nuk po përmendim detajet teknike të tjera të cilat aplikohen tashmë nga çdo ndërtues në Tiranë si rezultat i kërkesave të institucioneve për standartin minimal të ndërtimit si: Termoizolimi, dritaret me xham të dyfishtë etj.
1)Izolimi akustik
Izolimi akustik është një nga faktorët kyç për komoditetin në një apartament. Ai siguron qetësi dhe privatësi. Në terma praktikë:
- Nuk dëgjon zhurmën e ashensorëve
- Nuk të bezdisin komshinjtë edhe në rast se janë të zhurmshëm
- Mund të dëgjosh muzikë me zë pak më të lartë dhe të organizosh darka në shtëpi me miqtë pa u shqetësuar se shqetëson komshinjtë.
- Nëse keni foshnja ose fëmijë të vegjël, ata do të flenë të pa-shqetësuar dhe nuk do të shqetësojnë komshinjtë kur bëhen të zhurmshëm.
Kjo arrihet teknikisht nëpërmjet shtresave zë-izoluese të aplikuara në:
- Fasadë (sistemi kapotë ka edhe funksion zë-izolues),
- Dysheme (membrana fono-stop),
- Ndërmjet mureve dhe soletave (membrana fono-strip),
- Ndërmjet mureve perimetrale të shtëpisë (shtresë e dendur leshi guri),
- Brendisë së derës së jashtme (lesh guri) dhe guarnicioneve izoluese.

2) Lartësia e Katit
Sipërfaqja e apartamentit tuaj është diçka, por kubatura është diçka tjetër po aq e rëndësishme. Sa më i lartë të jetë apartamenti juaj, aq më e madhe kubatura, megjithëse sipërfaqja është e njëjtë.
Progeen ka një lartësi kati të konsiderueshme (330 cm dysheme/dysheme) por nga të cilat, përveç soletës, ka edhe 15 cm shtresa (zë-izoluese dhe termo-izoluese në dysheme) dhe lartësia neto e mbetur është 287 cm e cila është ndër më të lartat që gjeni në treg duke ofruar një kubaturë më të madhe

3) AksesueshmËria
Masat e marra për të lehtësuar lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara në fakt impaktojnë çdo familje veçanërisht në momentet kur kanë fëmijë të vegjël të cilët qarkullojnë me karrocë.
Progeen ka projektuar të gjitha ndërtesat me lehtësitë e nevojshme për personat me aftësi të kufizuara duke filluar nga madhësia e ashensorëve, tek rampat, hapësirat e posaçme të parkimit, etj.

4) Shtresat
Shtresat mbi soletë (nën dyshemenë tuaj) janë më të rëndësishme nga çfarë mendoni. Si pjesë e sistemeve termo-izolues dhe zë-izolues, Progeen i ndërton shtresat në një lartësi 15 cm, nga të cilat:
- 7 cm përbëhet prej një shtresë peno-betoni (beton i lehtësuar) me aftësi të shkëlqyera termoizoluese dhe zë-izoluese e cila mbulon tubacionet e instalimeve elektrike dhe mekanike.
- 8 mm përbëhet nga membrana fono-stop e cila siguron izolimin akustik nga kati në kat dhe nga shtëpia në strukturë.
- 7 cm përbëhet nga shtresa e varfër e betonit e cila përgjithësisht mbulohet me nënshtresën e parketit
Këto shtresa sigurojnë izolimin akustik dhe termik maksimal që mund të arrihet nën shtresat e pllakave ose parketit.

5) Veçanti të tjera
Veçanti të tjera që do të gjeni në godinat e Progeen por që ndikojnë më pak në përditshmërinë tuaj, por bëjnë një godinë shumë më cilësore në afat-gjatë janë:
- Ashensorët për 8 persona me shpejtësi 1-1.6 m/s (në varësi të lartësisë së godinës)
- Sistemi anti-zjarr me hidrantë të pavarur nga sistemi i ujit sanitar,
- Sistemi i fshehtë i largimit të ujërave të shiut (i pa-dukshëm në fasadë),
- Kthimi i kapotës për eliminimin e urave termike ndërmjet kapotës dhe profileve të dritareve,
- Shtresat izoluese të tarracave për thyerjen e rrezatimit diellor,
hapësirë teknike e posaçme për motorët e pajisjeve të ajrit të kondicionuar (duke lënë të lira ballkonet) - Ndarja e shkarkimit të ujërave të zeza nga ujërat e përdorur (për të evituar erërat prej e pakëndshme),
- Etj.
