Tendenca e vitit 2026, pse tregu favorizon blerjen e apartamenteve të reja
Vlera e apartamenteve të reja ka potencial të lartë rritje në treg gjatë vitit 2026, sipas vlerësimeve të agjensive të specializuara të tregut të pasurive të patundshme.
Raporti i fundit i “Investropa” bën një përshkrim të ecurisë së çmimeve të ndërtimit në Tiranë duke krahasuar janarin 2025 me janarin 2026.
Krahasuar me janarin 2025, çmimet e banesave janë rritur 6% nominalisht ndërsa në masë reale në llogaritjen që merr për bazë edhe inflacionin, rritja ka qenë 3% – 4% realisht.
Në një krahasim më afatgjatë, për 10 vitet e fundit (që nga 2016) rritja nominale vlerësohet se ka qenë 40% ndërsa rritja reale duke marrë për bazë edhe inflacionin vlerësohet në masën 10% – 15%.
Kjo rritje sipas Investropa reflekton faktin që Tirana është bërë:
- qendra ekonomike e Shqipërisë
- me përqendrim të punësimit dhe shërbimeve
- dhe zhvillim të banesave të reja me standard më të lartë.
Çmimet sipas llojit të pronës (viti 2026)
| Lloji i pronës | Çmimi mesatar |
|---|---|
| Apartamente standarde | 140,000 € |
| Apartamente të reja | 190,000 € |
| Shtëpi | 260,000 € |
| Duplex / townhouse | 320,000 € |
| Penthouse | 700,000 € |
| Vila | 850,000 € |
Diferenca mes apartamenteve të reja dhe të vjetra
Pronat e reja kanë rreth 15% çmim më të lartë për metër katror krahasuar me pronat ekzistuese.
Kjo shpjegohet nga ekspertët për shkak të:
- ashensorëve modernë
- izolimit më të mirë
- hapësirave të parkimit
dokumentacionit të saktë - financimit më të lehtë nga bankat
Disavantazhet e apartamenteve të vjetra kanë të bëjnë edhe me sigurinë ligjore pasi pronat e vjetra shpesh kanë:
- probleme dokumentacioni
- hipotekë të pasigurt
- ndryshime pa leje
Kësaj liste i shtohen edhe shpenzimeve në mirëmbajtje pasi apartamentet e vjetra kanë:
- instalime të amortizuara
- izolim të dobët
- nevojë për rinovime dhe investim
- kosto të larta energjie
Në raport me këto disavantazhe, vlera e ndërtimeve të reja rritet nën ndikimin e faktorëve kyç si:
- Vlera e rishitjes pasi projektet e reja rriten më shpejt në vlerë kurse blerja në fazë ndërtimi krijon mundësi fitimi apo rritje në vlerë në përfundim të projektit.
- Efikasiteti energjetik i apartamenteve të reja si pasojë e teknologjisë së re në fasada, dhe kostot e ulëta të mirëmbajtjes pasi instalimet janë të reja.
- Financimi bankar, institucionet financiare preferojnë për kolateral projekte të reja që kanë dokumentacion të rregullt si një faktor real në transaksionet e pronave.
Të dhënat e publikuara nga studimi sugjerojnë si më fitimprurëse blerjen e apartamenteve të reja në krahasim me ato të vjetrat.
Sipas përllogaritjeve të bëra, nlerësit duhet të shtojnë mbi çmimin e pronës një masë rreth 6% – 12% për prona ekzistuese dhe më pak, 4% – 9% për prona të reja.
Këto shpenzime shkojnë për të mbuluar:
- taksat
- tarifat
- rinovimin
- mobilimin.
Një faktor shtesë është edhe rivlerësimi që tashmë ka nisur me afat deri në fund të vitit.
Në raport me këtë proces, pronat e reja që dalin në treg me vlerën e tyre reale dhe çmimet e përditësuara të referencës, kostoja është më e vogël sesa për apartamentet e vjetra të cilat kanë detyrim më të lartë tatimor për të paguar për shkak të rritjes së vlerës ndër vite e cila llogaritet si fitim i taksueshëm për pronarin.
Në çdo rast shitësi ka tendencë që kostot tatimore shtesë ti pasqyrojë në çmimin e shitjes.